Skuadrat që kanë shpenzuar më së shumti në shekullin 21

Bota e futbollit për shumë kë duket më keq tani sesa në të kaluarën, dhe faji për këtë i atribuohet shpenzimeve enorme.

Sport

08/12/2021 17:33

Kemi qenë dëshmitarë të transferimeve me vlerë deri në 222 milionë euro për karton lojtari (rasti i transferimit të Neymar nga Barcelona te PSG), por së fundmi edhe të kontratave që përfshijnë kryptovaluta.

Emra si Gonzalo Higuain, Paul Pogba, Cristiano Ronaldo e Gareth Bale vinin rekorde me lëvizjet e tyre, që shpejt u hijezuan nga Mbappe e Neymar.

Manchester City po ashtu ishte në mesin e skuadrave që bëri shpenzime të mëdha në dekadën e fundit, por para tyre, skuadra si Real Madrid bënin ligjin në merkatot evropiane të futbollit.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell një video që përmes grafikëve tregon skuadrat që kanë shpenzuar më së shumti gjatë kësaj kohe.

Shikoni videon: /Lajmi.net/

YouTube player