Skuadrat më të mira në vitin 2015 (Foto)
E përditshmja angleze, Daily Mail ka publikuar dhe listën me skuadrat më në formë gjatë vitit 2015.
Sport
E përditshmja angleze dhe shumë e njohur, Daily Mail ka publikuar dhe listën me emrat e skuadrave më në formë gjatë vitit 2015.
Në këtë listë, në vendin e parë është skuadra gjermane, Wolfsburg e cila është në një formë të madhe, pasi nga gjashtë ndeshjet e luajtura në vitin 2015, ka arritur të fitojë pesë dhe një barazim, me një mesatare prej 2.67 pikë në ndeshje.
Në vendin e dytë është Liverpooli ku nga tetë ndeshje të luajtura ka arritur të fitojë gjashtë të tilla dhe një barazim me një mesatare prej 2.50 pikëve në ndeshje.
Në vendin e tretë është skuadra e Shkodran Mustafit Valencia e cila nga nëntë ndeshje ka arritur të shënojë shtatë fitore, një barazim dhe një humbje, me një mesatare prej 2.44 pikë në ndeshje.