Skuadrat angleze pas Messit
Raportimet e fundit të medieve lidhur me një largim të mundshëm të Messit nga Barcelona, kanë zgjuar interesimin e klubeve angleze.

Sport
Manchester United, Manchester City dhe Chelsea, janë skuadrat e interesuara për transferimin e argjentinasit, shkruan Telegraph.
Eksperti i transferimeve në La Liga, Guillem Balague, gjithashtu ka thënë se Messi është duke i dëgjuar ofertat e skuadrave nga Premier Liga.
“Besoj se klubet nga Premier Liga janë befasuar nga pranueshmëria e afrimit të tyre. Nuk nënkupton që Messi do të largohet, por ai është duke dëgjuar”, ka shkruar Balague në Twitter.
Sulmuesi ka një klauzolë largimi prej 250 milionë eurosh.