Skuadra me serinë më të gjatë pa humbje para Evropianit (FOTO)

Irlanda Veriore është e pamposhtur më 12 ndeshje rresht.

Sport

05/06/2016 09:09

Pak ditë para fillimit të Kampionatit Evropian, Irlanda Veriore ka vazhduar me serinë e ndeshjeve pa humbje.

Kjo kombëtare barazoi 0:0 me Sllovakinë në një miqësore, për ta çuar në 12 numrin e ndeshjeve radhazi pa humbje.

Kështu, Irlanda Veriore do të jetë skuadra me serinë më të mirë pa humbje aktualisht, nga ekipet që do të marrin pjesë në Kampionat Evropian.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.