Skuadra italiane në bisedime me Arsenalin për mbrojtësin spanjoll
Arsenal duket se ka vendosur në shitje qendërmbrojtësin, Pablo Mari.
Sport
Raportohet se skuadra italiane Udinese ka shprehur gatishmërinë për të transferuar mbrojtësin e Arsenalit.
Siç raporton Fabrizio Romano, Udinese ka hapur bisedimet me Arsenalin për të nënshkruar me Pablo Marín në formë huazimi.
Udinese janë të përgatitur të mbulojnë një pjesë të pagës së tij për të marrë Marín në huazim, shton Gianluca di Marzio.
Vlen të theksohet se në këtë operacion nuk përfshihet asnjë opsion blerjeje – është një huazim i drejtpërdrejtë. /Lajmi.net/