Skuadra e La Liga konfirmon dy raste me COVID-19

Valencia ka konfirmuar se dy pjesëtarë të skuadrës kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Sport

11/08/2020 11:28

Ekipi i parë, stafi i trajnerëve dhe punëtorë të tjerë u janë nënshtruar të hënën testeve për koronavirus.

Pas marrjes së rezultateve janë konfirmuar dy raste pozitive.

Personat që kanë rezultuar pozitivë do të qëndrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre, në pajtim me protokollet e La Ligës dhe të klubit.

Autoritetet shëndetësore janë informuar menjëherë për statusin e tyre, ka njoftuar Valencia.