Skriniar: Ky është Interi i Contes, nuk jemi të ‘çmendurit’ më
Milan Skriniar, ka thënë se Inter nuk janë të ‘çmendur’ dhe të stresuar por janë duke u fokusuar për të bërë sa më pak gabime që është e mundur.
Sport
Nerazzurri janë të pamposhtur në 10 ndeshje, ku edhe kanë fituar shtatë ndeshjet e tyre të fundit në Serie A, transmeton lajmi.net.
“Ky nuk është më Interi i çmendur”, ka thënë Skriniar për Tuttosport. “Ky është Interi i Contes”.
“Serie A këtë vit është më e barabartë se zakonisht. Jemi të lumtur për momentin por duhet të qëndrojmë këtu deri në fund”, ka thënë kapiteni i Interit.
Skriniar shënoi golin e vetëm të Interit në përballjen me Atalantën të hënën, por u kritikuan për lojën e tyre aty.
“Sigurisht që mund të ketë kritika për lojën tonë, por për momentin qëllim kryesor e kemi t’i fitojmë ndeshjet. Duhet të shënojmë edhe nëse po luajmë keq”, ka thënë Skriniar.
Reprezentuesi sllovak tha se do të bëjë tatuazh në trupin e tij në qoftë se Interi fiton Scudetto-në këtë sezon./Lajmi.net/