Skriniar i vendosur të nënshkruajë kontratë të re me Interin
Milan Skriniar është i vendosur të nënshkruajë kontratë të re me Interin.
Sport
Përkundër interesimit të shumë klubeve për lojtarin, kroati nuk e ka ndërmend të ndërrojë ambient.
Kontrata aktuale e Skriniar skadon në vitin 2023, por, në bazë të asaj që raporton Fichajes, drejtuesit “zikaltër” po përgatisin një ofertë prej 5 milionë eurosh në sezon e cila do ta mbajë lojtarin deri në vitin 2026, shkruan lajmi.net.
Skriniar u transferua tek Interi në vitin 2017, nga Sampdoria, për vlerën e 37 milionë eurove. Që prej atëherë, mbrojtësi vazhdon të jetë një pikë e fortë në formacionin e 19-herë kampionëve italianë. /Lajmi.net/