Skriniar afër rinovimit me Inter

Milan Skriniar duket se megjithatë nuk do të kalojë te Paris Saint-Germain. Qendërmbrojtësi sllovak, Milan Skriniar tash e sa kohë është në listën e dëshirave të Paris Saint-Germain. Raportimet e fundit megjithatë bëjnë të ditur se lojtari është afër marrëveshjes për rinovimin e kontratës me skuadrën e Inter, përcjell lajmi.net. Beppe Marotta, drejtor sportiv tek…

Sport

03/11/2022 13:38

Milan Skriniar duket se megjithatë nuk do të kalojë te Paris Saint-Germain.

Qendërmbrojtësi sllovak, Milan Skriniar tash e sa kohë është në listën e dëshirave të Paris Saint-Germain.

Raportimet e fundit megjithatë bëjnë të ditur se lojtari është afër marrëveshjes për rinovimin e kontratës me skuadrën e Inter, përcjell lajmi.net.

Beppe Marotta, drejtor sportiv tek Inter, ka thënë se klubi do të gjejë marrëveshje me 27-vjeçarin sllovak.

“Vlera e Milan Skriniar për klubin është superlative, si në fushë ashtu jashtë saj, kështu që jam optimist që mund të gjejmë marrëveshje gjatë pauzës për Kupën e Botës, dikur rreth 13 nëntor”, ka thënë Marotta, përcjell lajmi.net.

“Kemi disa shenja pozitive”, shtoi ai.

Inter kishte refuzuar 70 milionë euro gjatë verës, për kartonin e Skriniar. /Lajmi.net/