“Skjarim” – Liria e “masakron” gjuhën shqipe, komentuesit tallen dhe e korrigjojnë

FC Liria të mërkurën pasdite (sot) doli me një sqarim, duke demantuar zërat se kanë arritur marrëveshje me një trajner të ri, të cilët janë raportuar në mediat kosovare gjatë ditëve të fundit. Klubi që bën gara në elitën e futbollit kosovar, me anë të një njoftimi kanë bërë të ditur se deri më tani…

Sport

08/11/2023 19:46

FC Liria të mërkurën pasdite (sot) doli me një sqarim, duke demantuar zërat se kanë arritur marrëveshje me një trajner të ri, të cilët janë raportuar në mediat kosovare gjatë ditëve të fundit.

Klubi që bën gara në elitën e futbollit kosovar, me anë të një njoftimi kanë bërë të ditur se deri më tani nuk kanë arritur asnjë marrëveshje me trajnerin e ri, shkruan lajmi.net.

Disa prej ndjekësve të faqes zyrtare të Lirisë në Facebook, më shumë u bën përshtypje gabimet e rënda drejtshkrimore të klubit prizrenas, sesa vet postimi si sqarim për raportimet.

Në njoftimin e lëshuar me pak fjali, Liria ka bërë gabime skandaloze drejtshkrimore, për të cilat, disa komentues u tallën, e disa të tjerë tentuan ta korrigjojnë në hapësirën për komente.

“Skjarim. Përfoljet. Kryesishtë e Zyrtarishtë” – ishin vetëm disa gabime të rënda drejtshkrimore të faqes zyrtare të klubit bardhezi.

Për këto gabime, Liria u tall nga komentuesit, të cilët falënderuan klubin për “skjarimin”.

Bardhezinjtë janë në pozitën e fundit në renditjen tabelore të Superligës së Kosovës me vetëm tetë pikë të grumbulluara./Lajmi.net/