Skenari më i mundshëm i ndarjes finale të mandateve në bazë të trendit: VV 57, PDK 22, LDK 15, AAK 6
Eugen Cakollli nga KDI, ka thënë se kanë mbetur edhe pak vota për numërim dhe hapësira për ndryshim të mandative është shumë e kufizuar. Ai ka thënë se i vetmi mandat që mbetet matematikisht në garë është ai i 15-të i LDK-së, përballë mandatit potencial të 58-të të LVV-së. Të gjitha mandatet e tjera janë…
Lajme
Eugen Cakollli nga KDI, ka thënë se kanë mbetur edhe pak vota për numërim dhe hapësira për ndryshim të mandative është shumë e kufizuar.
Ai ka thënë se i vetmi mandat që mbetet matematikisht në garë është ai i 15-të i LDK-së, përballë mandatit potencial të 58-të të LVV-së. Të gjitha mandatet e tjera janë praktikisht të mbyllura.
Sipas tij, bazuar në trend skenari më i mundshëm është VV 57 mandate, PDK 22, LDK 15, AAK 6.
Postimi i plotë i Cakollit:
Pa u numëruar kanë mbetur maksimalisht rreth 5 mijë vota me postë, që përfshijnë pak kuti që janë aktualisht në numërim rreth 1 mijë vota, si dhe edhe rreth 3,500 vota që pritet të procedohen nesër. Me këtë volum votash dhe trendin aktual, hapësira për ndryshime në ndarjen e mandateve është tashmë shumë e kufizuar.
I vetmi mandat që mbetet matematikisht në garë është ai i 15-të i LDK-së, përballë mandatit potencial të 58-të të LVV-së. Të gjitha mandatet e tjera janë praktikisht të mbyllura.
Megjithatë, kutitë e fundit të numëruara, LVV ka shënuar një rënie të lehtë prej rreth 0.6 pikë përqindje, ndërsa LDK ka shënuar një rritje pothuajse të njëjtë. Si rezultat, aktualisht koeficienti i 15-të i LDK-së është 8,378, ndërsa koeficienti i 58-të i LVV-së është 8,329 — pra, LDK është rreth 50 pikë përpara.
Nëse trendi aktual vazhdon pa ndryshime, pra rreth 73% për LVV-në dhe rreth 10% për LDK-në – LVV do të përfundojë afërsisht me rreth 486 mijë vota, që i jep një koeficient prej ~8,386. Në të njëjtën kohë, LDK do të përfundojë me rreth 126 mijë vota, që prodhon një koeficient prej ~8,408. Pra, edhe në këtë skenar, mandati mbetet te LDK-ja, me një avantazh prej rreth 20 pikë koeficienti.
Që LVV ta fitojë mandatin e 58-të, do të duhej të marrë gati 80% të votave të mbetura (rreth 4,000 nga 5,000), ose LDK të bjerë nën 9% – dy skenarë që, bazuar në trendin e deritanishëm, janë praktikisht pothuajse të pamundura.
Prandaj, me të dhënat aktuale, skenari më i mundshëm mbetet ndarja 57-22-15-6, ashtu siç kam parashikuar që në fazën fillestare të numërimit – përveç në rast se ndodh një devijim i madh dhe i papritur nga trendi aktual.
