Skena komike në stolin e Juventusit, Paredes s’kishte fanellë të futej në lojë

Skuadra e Juventusit arriti fitore në ndeshjen e parë çerekfinale në UEFA Europa League ndaj Sportingut të Lisbonës me rezultatin minimal 1 me 0. Në minutën e 83’të ndodhi një moment interesant. Ishte Max Allegri që kërkoi futjen e Leandro Paredes në lojë, por lojtari argjentinas nuk e kishte fanellën, shkruan Lajmi.net Ku ishte fanella…

Sport

14/04/2023 13:19

Skuadra e Juventusit arriti fitore në ndeshjen e parë çerekfinale në UEFA Europa League ndaj Sportingut të Lisbonës me rezultatin minimal 1 me 0.

Në minutën e 83’të ndodhi një moment interesant. Ishte Max Allegri që kërkoi futjen e Leandro Paredes në lojë, por lojtari argjentinas nuk e kishte fanellën, shkruan Lajmi.net

Ku ishte fanella e futbollistit argjentinas?

Në fakt, Paredes mendoi se nuk do të futej në lojë fare në ndeshjen ndaj Sportingut. Prandaj fanellën ia dha një tifozi. E në momentin kur iu kërkua futja në lojë, argjentinasi u dashtë të shkonte në zhveshtore për ta gjetur një.

Kurse trajneri Max Allegri ‘shpërtheu’ duke sharë. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Federico Gatti. Kurse ndeshja kthyese zhvillohet menjëherë pas një jave./Lajmi.net/