Skemë me arinj gomë

Në mungesë të dërrasës, trajneri i Lincoln City ua ka shpjeguar skemat e lojës futbollistëve të tij me ndihmën e arinjve gomë. Nga ai moment, kjo është bërë një rutinë.

Sport

21/08/2014 00:50

Një taktikë krejt ndryshe në shtëpinë e Lincoln City, klub nga divizioni i pestë anglez, i cili ka hequr dorë nga dërrasa (tabela) klasike, për t’ua shpjeguar lojtarëve skemat e lojës përmes disa arinjve gomë. Gjithçka është bërë menjëherë e ëmbël.

Karamelet e famshme janë bërë të rëndësishëm para ndeshjes kampionate ndaj Barnet. Autobusi me material teknik i skuadrës nuk ka arritur me kohë për fillimin e ndeshjes dhe në mungesë të tabelës taktike, trajneri Gary Simpson është harrnuar disi, duke ua shpjeguar futbollistëve skemat duke e shfrytëzuar një paketë të arinjve të gomuar, të cilat një lojtar i kishte marrë me vete.

Ky moment është kapur nga sulmuesi i Lincoln, Ben Tomlison, i cili e ka postuar fotografinë në llogarinë e tij në Twitter.

Formacioni i ‘ëmbël’ 4-2-4, i vendosur në fushë nga trajneri Simpson i ka dhënë frytet e tij dhe në fund Lincoln ka fituar 2:1.

Kjo mënyrë e vendosjes së skemës është provuar edhe në ndeshjet pasardhëse dhe është vendosur edhe në skuadrat e të rinjve, me variantin tjetër që, në rast të fitores, lojtarët e rinj do të mund të festonin duke i ngrënë karamelet.

Nga ky sezon, ariu gomë do të bëjë pjesë në simbolin e Lincoln City, i cili ka gjetur vend edhe në fotografinë e skuadrës.