“S’kanë të drejtë kushtetuese me nis seancën pa qenë 80 deputetë të pranishëm”, Gruda deklarohet për zhvillimet në Kuvend
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda është deklaruar në lidhje e zhvillimet e fundit në Kuvend. Gruda deklaroi se kjo që vendosën sonte Vetëvendosje që të zhvillohet seanca për President pa pasur kushte, është antikushtetuese. Derisa në seancë janë të pranishëm vetëm 66 deputetë, Vetëvendosje prezantoi dy kandidatët për President: Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha-Kollcaku. Pas…
Lajme
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda është deklaruar në lidhje e zhvillimet e fundit në Kuvend.
Gruda deklaroi se kjo që vendosën sonte Vetëvendosje që të zhvillohet seanca për President pa pasur kushte, është antikushtetuese.
Derisa në seancë janë të pranishëm vetëm 66 deputetë, Vetëvendosje prezantoi dy kandidatët për President: Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha-Kollcaku.
Pas kësaj nisi puna e komisionit për legjislacion e më pas pritet edhe votimi.
Gruda deklaroi se kjo është shkelje e rëndë dhe se sipas tij pritet që sonte të shpërbehet Kuvendi i Kosovës, raporton lajmi.net.
“Nuk kanë të drejtë me e nis seancën pa qenë 80 deputetë të pranishëm…Pra hapet për kushtetuese. Këtu s’ka çështje për Gjykatë këtu duhet Parlamenti të shpërndahet. Ky proces është i dizajnuar nga fillimi për dështim nga Albin Kurti”,deklaroi ai./Lajmi.net/