Skandal në futbollin holandez: Tifozi godet me grusht lojtarin e ekipit të zemrës
Në ndeshjen e Eredivisie holandeze midis Groningenit dhe Heerenveenit, një tifoz i ekipit vendas shkaktoi një skandal të madh. I riu, që raportohet të jetë 20-vjeçar, u vërsul nga tribuna për të goditur lojtarin e klubit që ai mbështet, Jethro Ëilliams. Në videot e shpërndara gjithandej në rrjetet sociale, i riu goditi me grusht në…

Sport
Në ndeshjen e Eredivisie holandeze midis Groningenit dhe Heerenveenit, një tifoz i ekipit vendas shkaktoi një skandal të madh.
I riu, që raportohet të jetë 20-vjeçar, u vërsul nga tribuna për të goditur lojtarin e klubit që ai mbështet, Jethro Ëilliams.
Në videot e shpërndara gjithandej në rrjetet sociale, i riu goditi me grusht në kokë futbollistin e ekipit të tij.
Në fakt, Ëilliams dhe shoku i tij i skuadrës Manu iu afruan tribunës së tifozëve për të qetësuar tifozët, pasi njëri prej tyre kishte hyrë më parë në fushë, gjë që bëri që ndeshja të ndërpritet për pak kohë.
Në atë moment tensionet ishin në kulm, ndoshta për shkak të rezultatit (0:2), kështu që dy lojtarët u përpoqën të qetësonin turmën.
Momentin e sulmit fizik të tifozit ndaj lojtarit të ekipit të tij mund ta shikoni më poshtë./Lajmi.net/
Wat een gekken. Jetro Willems die een knal krijgt van zijn eigen supporter. #FCGroningen pic.twitter.com/hyzMLgJ1wy
— Gert-Jan (@gjredder) March 19, 2023