‘Skandal’ me Neymarin
Neymar, i ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen kundër Kolumbisë, u pezullua për dy ndeshje të enjten pasdite, por vetëm një orë më pas Komisioni Disiplinor i Copa America-s ndryshoi vendim, duke iu ulur në vetëm një ndeshje pezullimin.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2015/06/1332.jpg)
Sport
“Aromë” skandali në Copa America: Neymar, i ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen kundër Kolumbisë, u pezullua për dy ndeshje të enjten pasdite, por vetëm një orë më pas Komisioni Disiplinor i Copa America-s ndryshoi vendim, duke iu ulur në vetëm një ndeshje pezullimin.
Një ngjarje pa precedent dhe që nuk ka ende një shpjegim, sepse apelimi i mundshëm i Brazilit nuk ishte bërë ende dhe kishte kohë 24 orë.
Kartoni i kuq marrë në ndeshjen kundër Kolumbisë fillimisht i kushtoi shtrenjtë sulmuesit brazilian Neymar, i cili u pezullua për dy ndeshjet e radhës në Copa America.
Nuk mbaroi me kaq, sepse dënimi brenda pak minutash u ndryshua, pas mbledhjes së Komisionit Disiplinor, që mori vendimin e çuditshëm, shkruan “Sportal.al”.
Kapiteni i Brazilit ka qenë vendimtar në ndeshjen e parë, fituar me vuajtje kundër Perusë, ndërkohë që edhe Kolumbisë ishte sërish ndër të paktën që u mundua të bënte diçka, por në fund nuk e mbajtën nervat, duke bërë një gjest të pafalshëm, sepse goditi me top kolumbianin Armero.
Ky gjest bëri që të shpërthente një sherr masiv në fushë, që çoi në ndëshkimin me karton të kuq si të Neymar-it, ashtu edhe të sulmuesit kolumbian Carlos Baça.
Megjithatë, qartësisht përgjegjësia për fillimin e ‘betejës’ është e brazilianit, i cili rrezikonte shumë, por ‘ia hodhi paq’, sepse do të mungojë vetëm në ndeshjen e tretë në grup, kundër Venezuelës.