S’ka titull për Real Madridin, “Los Blancos” mundin me rikthim Villarrealin

Real Madrid dhe Villareal janë ndeshur në kuadër të xhiros së fundit të La Ligas.

Sport

22/05/2021 19:54

Villareali në fakt pati një paraqitje dinjitoze, ku dhe arritën të shënojnë të parët, shkruan lajmi.net.

Gerard Moreno dhuroi një asistim për Pino, 18 vjeçari i cili shënoi gol në min 20’.

Ky gol ishte i vetmi në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Benzema realizoi gol në min 57’, por që goli u anulua pas disa rishikimeve nga VAR-i.

Sidoqoftë, Benzema shënoi gol në min 87’ për të barazuar shifrat në “Alfredo di Stefano”.

Benzema u bë protagonist i golit të dytë, ku asistoi për Luka Modric në min 90+2.

Rezultati përfundimtar, Real Madrid 2-1 Villareal./Lajmi.net/