S’ka më dyshim që Osmani e Gërvalla nuk flasin, shikoni momentin kur Presidentja nuk ia zgjatë as dorën sot në Podujevë

Sot në ceremoninë e zbulimit të shtatores së ish-presidentit, Ibrahim Rugova, në Podujevë, të pranishëm ishin edhe krerët e shtetit të Kosovës. Në mesin e tyre edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwartz. E për këto dy të fundit, ka goxha një kohë që po…

Lajme

07/09/2024 21:08

Sot në ceremoninë e zbulimit të shtatores së ish-presidentit, Ibrahim Rugova, në Podujevë, të pranishëm ishin edhe krerët e shtetit të Kosovës.

Në mesin e tyre edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwartz.

E për këto dy të fundit, ka goxha një kohë që po pretendohet që raportet e tyre nuk janë fort të qëndrueshme dhe jo si më herët.

Argument për pretendimet që po qarkullojnë duket të jetë edhe ajo çka u pa sot në ceremoni.

Osmani nuk i zgjati as dorën ministres në fjalë.

Këtë nuk e priti siç duket fort mirë Gërvalla, reagimin e së cilës mund t’a shihni në videon më poshtë.