Bulliqi e befasonte me tortë për ditëlindje bashkëpunëtorin që e rrahu zyrtarin e LDK’së
Rinor Hajrullahu, bashkëpunëtori i Shpejtim Bulliqit në Podujevë është arrestuar, pasi mbrëmë ka sulmuar dhe kërcënuar sekretarin e degës së LDK’së, Besim Latifin. Bulliqi dhe Hajrullahu gëzojnë raport të mirë shoqëror. Kjo pasi që, kryetari Bulliqi, bashkëpunëtorit të tij i bënte edhe surpriza për ditëlindje. Me 29 maj, zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Rinor Hajrullahu kishte…
Lajme
Rinor Hajrullahu, bashkëpunëtori i Shpejtim Bulliqit në Podujevë është arrestuar, pasi mbrëmë ka sulmuar dhe kërcënuar sekretarin e degës së LDK’së, Besim Latifin.
Bulliqi dhe Hajrullahu gëzojnë raport të mirë shoqëror.
Kjo pasi që, kryetari Bulliqi, bashkëpunëtorit të tij i bënte edhe surpriza për ditëlindje.
Me 29 maj, zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Rinor Hajrullahu kishte ndarë foto nga festa, ku Bulliqi dhe kolegët e tjerë i kishin përgatitur një befasi me tortë për t’ia uruar ditëlindjen.
“I nderuar që kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, drejtorët komunal dhe kolegë kishin përgatitur befasi për t’më uruar ditëlindjen time. Ndjehem jashtëzakonisht i lumtur dhe i vlerësuar“, kishte shkruar në përshkrimin e fotove, Hajrullahu.