Kurti i shkon në vizitë Sabri Fejzullahut: Për ditëlindjen e tij të 77-të na pritën me ngrohtësi
Kryeministri Albin Kurti me rastin e ditëlindjes së 77 ka vizituar këngëtarin e mirënjohur Sabri Fejzullahu. Kurti tha se u pritë ngrohtësisht nga familja Fejzullahu, teksa rrëfen se këngëtari i kishte treguar histori të “paharrueshme”, shkruan lajmi.net. “Ai me bashkëshorten Nera dhe djalin Ermalin, me vëllezër e mbesa, na pritën me ngrohtësi, dhe gjatë kësaj…
Lajme
Kryeministri Albin Kurti me rastin e ditëlindjes së 77 ka vizituar këngëtarin e mirënjohur Sabri Fejzullahu.
Kurti tha se u pritë ngrohtësisht nga familja Fejzullahu, teksa rrëfen se këngëtari i kishte treguar histori të “paharrueshme”, shkruan lajmi.net.
“Ai me bashkëshorten Nera dhe djalin Ermalin, me vëllezër e mbesa, na pritën me ngrohtësi, dhe gjatë kësaj vizite, Sabriu ndau me ne një udhëtim magjepsës përmes gjashtë dekadave të karrierës së tij. Ai e nisi rrugëtimin e tij muzikor më 5 shtator 1965, dhe prej asaj dite ka qenë një forcë e vrullshme që ka formësuar muzikën pop në Kosovë dhe më gjerë”, u shpreh Kurti./Lajmi.net/