“S’je more ti baba” – Reperi që ishte bërë viral nga “beef-i” me Feron i përfshirë në gjuajtjet me armë në Kolovicë

Mbrëmë në Prishtinë një person ka mbetur i vdekur ndërsa një grua është plagosur, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë sot në QKUK. Policia e Kosovës që kur ka ndodhur rasti janë në kërkim të dorasëve. Arijan Sijarina është një nga të dyshuarit për vrasjen dhe plagosjen që ka ndodhur…

Lajme

27/03/2024 21:39

Mbrëmë në Prishtinë një person ka mbetur i vdekur ndërsa një grua është plagosur, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë sot në QKUK.

Policia e Kosovës që kur ka ndodhur rasti janë në kërkim të dorasëve.

Arijan Sijarina është një nga të dyshuarit për vrasjen dhe plagosjen që ka ndodhur mbrëmë të cilin po e kërkon edhe Policia e Kosovës.

Sijarina është bërë emër i njohur për publikun dhe mediat që nga viti 2018 kur ishte përfshirë në një rrahje me kolegun e tij, ish reperin Feronit Shabanit të njohur si “Fero”.

Deklarata që ai ka dhënë pas kësaj rrahje është bërë virale në media.

“E rreha se merrte hyxhym para kamerave – unë jam baba këtu”, pati thënë Sijarina pasi ishin bërë publike pamjet kur ai dhe disa të tjerë po e godisnin Feron .

Video që tregon më shumë rreth incidentit mes dy reperëve:

YouTube player

Reperit Arijan Sijarina i ishte lakuar emri edhe në vitin 2020 kur kishte gjuajtur me armë zjarri pas përfundimi të ndeshjes së xhiros së fundit të kampionatit të kaluar të Kosovës në futboll ndërmjet Prishtinës dhe Dritës e cila qe zhvilluar në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë.

Sijarina akuzohej për veprat penale – shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe për armëmbajtje pa leje. Për veprën e parë, i akuzuari u dënua me 6 muaj burg. Ky dënim, me pëlqimin e të akuzuarit do të kthehet në dënim me gjobë. Ndërsa për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, Sijarina u dënua me gjobë në shumën prej 600 euro..

Ai nuk e la me kaq, pasi që i njëjti po dyshohet të jetë përfshirë edhe në vrasjen e mbrëmshme në Prishtinë, ku si pasojë e gjuajtjes me armë mbeti i vdekur Egzon Haziri – 30 vjeçar nga Podujeva dhe Zejnie Gashi – 48 vjeçare.

Dje rreth orës 13:00 të ditës u raportua për të shtëna me armë zjarri në lagjen “Kolovicë” ndërsa rreth orës 22:00 u dëgjuan përsëri të shtëna.

Menjëherë pas rastit, Policia i është vënë në ndjekje dy personave që dyshohen për vrasjen e 30 vjeçarit nga Podujeva.

Në mbrëmje zyrtarisht emrat e tyre u bënë publik edhe nga Policia e Kosovës.

Policia ka njoftuar se tani janë në kërkim të Fitim Dodës, Arijan Sijarinës, dhe dy vëllezërve Berisha, Naimit dhe Ahmetit.

Reperi, Arijan Sijarina tash e disa vite është larguar nga muzika.

YouTube player