Haradinaj kujton civilët e vrarë në masakrën e Mejës: Kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar masakrën e Mejës në përvjetorin e saj. Haradinaj ka thënë se Dita e të Pagjeturve, shënohet pikërisht në ditën e masakrës së Mejës. “Sot, Kosova shënon Ditën e të Pagjeturve, njëkohësisht edhe ditën e masakrës së Mejës. Nuk është rastësi, që Dita e…

Lajme

27/04/2024 15:10

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar masakrën e Mejës në përvjetorin e saj.

Haradinaj ka thënë se Dita e të Pagjeturve, shënohet pikërisht në ditën e masakrës së Mejës.

“Sot, Kosova shënon Ditën e të Pagjeturve, njëkohësisht edhe ditën e masakrës së Mejës. Nuk është rastësi, që Dita e të Pagjeturve, shënohet pikërisht në ditën e masakrës së Mejës”, ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë:

Sot, Kosova shënon Ditën e të Pagjeturve, njëkohësisht edhe ditën e masakrës së Mejës.

Nuk është rastësi, që Dita e të Pagjeturve, shënohet pikërisht në ditën e masakrës së Mejës. Në këtë datë forcat okupatore kryen njërën ndër masakrat më të mëdha në Kosovë, duke vrarë 377 motra e vëllezër tanë shqiptarë, një pjesë e tyre ende të pagjetur. Shqiptarë të pambrojtur të dy besimeve fetare që kishin vetëm një ëndërr, lirinë e Kosovës.

Kurrë nuk do të harrojmë kujtimin për ta. Kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi.

Pushofshin të qetë në tokën e Kosovës!