Sipas MTI’së, nafta bënë për ngrohje, jo për makina

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj, thotë se sipas rezultateve të kësaj ministrie, nafta e cila është përdorur për ngrohjet e shkollave nuk është kancerogjene.

Lajme

09/02/2014 14:04

Nafta që përdoret në shkolla është e lejueshme të përdoret për ngrohje, por nuk lejohet për qarkullimin e automjeteve.

Kështu ka deklaruar ushtruesi i detyrës së ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj, që sipas rezultateve të tyre, nafta e cila është përdorur për ngrohjet e shkollave nuk është kancerogjene.

Nikaj tha se mësimi duhet të rifillojë dhe nuk ka nevojë për panik.

Sipas tij, Komuna ka marrë vendim të ngutshëm kur ka ndërprerë mësimin.

Ai tha se paniku ka rrjedh për arsye se janë bërë krahasime të gabuara të naftës së makinave (ka 10ppm) dhe naftës së ngrohjes (deri në 1000ppm).