Singapor-New York, fluturimi rekord 19 orë pa ndërprerje

“Singapore Airlines” ka prezanton fluturimin më të gjatë në botë pa ndërprerje. Linja e udhëtimit Singapor-New York (aeroporti Newark), e cila do të zgjasë 19 orë, do të rifillojë me efekt nga 11 tetori, pasi u anulua në vitin 2013, sepse ajo ishte joefikase nga pikëpamja e karburantit, në një kohë të çmimeve të larta të naftës.

Auto & Tek

09/10/2018 19:05

Udhëtimi i 15.290 kilometrave do të realizohet nga “Airbus A350-900” i ri, i cili ka blerë 22 njësi, me 45 të porositura tashmë.

Për të kompensuar peshën e 24.000 litra karburant shtesë të nevojshme për udhëtimin, avioni do të ketë më pak vende se jet-i normal për fluturime të distancave të gjata: 67 vende në biznes klas dhe 94 në atë ekonomik.

Duke pasur parasysh gjatësinë e fluturimit, linja ajrore ka vënë theksin në komoditetin e pasagjerëve, me materiale inovative dhe dritare më të mëdha që lejojnë një pamje më panoramike. Në javën e parë rruga do të mbulohet tre herë, por nga 18 tetori fluturimet do të bëhen çdo ditë.

Në këtë moment rruga më e gjatë në botë është ajo midis Dohës, Katarit dhe Aucklandit, Zelandë e Re e drejtuar nga “Qatar Airlines”, për një udhëtim që zgjat rreth 17 orë e gjysmë.