Simeone: Messi ka gënjyer

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka zbuluar se Messi i kishte thënë që nuk e preku topin me dorë, mirëpo një gjë e tillë është vetëm një gënjeshtër sipas trajnerit të Atleticos, i cili thotë se prekja me dorë ishte një gjë shumë e qartë dhe e dukshme.

Sport

12/01/2015 11:00

Simeone ende nuk po arrin të kuptojë sesi Messi e preku topin me dorë që rezultoi me golin e dytë të shënuar nga Luis Suarez. Ai është i befasuar me gjyqtarin.

“Unë protestova pasi e kam parë që ai e preku topin me dorë, mirëpo Messi më tha që nuk ishte dorë. Kjo është normale”, tha Simeone pas takimit.

“Sidoqoftë, më vonë ishte një gol i bukur, mirëpo dora e Messit ishte e qartë dhe e dukshme si loti”, përfundoi mjaft i irrituar trajneri i Atletico Madridit.