Simeone: Barcelona ishte dominante

Diego Simeone ka deklaruar se Barcelona e ka dominuar ndeshjen ndaj Atleticos, ndërsa ekipi i tij nuk kishte një ndeshje të mirë.

Sport

13/09/2015 08:50

Simeone beson se katalunasit e merituan fitoren në takimin Atletico Madrid – Barcelona, ani pse Torres e kaloi Atleticon në epërsi.

“Mendoj se Barcelona ishte dominante në çdo pjesë të lojës, si në mbrojtje ashtu edhe në posedim.  Ne nuk patëm një ndeshje të mirë”, ka thënë Simeone.

“E filluam pjesën e dytë mirë, por goli i shpejtë i barazimit na e humbi rrugën përsëri. Idea jonë ishte që të bënin presion lartë në fushë, por Barcelona e dominoi absolutisht ndeshjen”.