Silva vendos për të ardhmen e tij

Mbrojtësi brazilian duket se do të vazhdojë të mbetet pjesë e gjigantit anglez.

Sport

25/11/2021 15:52

Thaigo Silva është duke kaluar vitin e fundit të kontratës me Chelsean që i skadon në qershor të vitit 2022, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi brazilian është bërë pjesë e rëndësishme në formacionin e Thomas Tuchel duke qenë titullar i padiskutueshëm.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, “The Blues” janë gati të nisin bisedimet me Silvan për zgjatjen e kontratës edhe për një vit tjetër deri në vitin 2023.

Silva pas aventurës te Chelsea thuhet se do të transferohet në Brazil ku pritet ti jap fund karrierës së tij si futbollistë.

37-vjeçari, këtë edicion ka luajtur 14 ndeshje me klubi në të gjitha garat, duke realizuar një gol dhe një asistim. /Lajmi.net/