Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Europa League

Edhe një sezon do të nis për gjyqtarët kosovarë në garat evropiane. Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se UEFA i ka besuar një tjetër detyrë të rëndësishme ekipit të gjyqtarëve nga Kosova. Visar Kastrati është deleguar si gjyqtar kryesor në ndeshjen e raundit të parë kualifikues të UEFA Europa League, ndërmjet CSKA Sofia…

Sport

08/07/2026 16:22

Edhe një sezon do të nis për gjyqtarët kosovarë në garat evropiane.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se UEFA i ka besuar një tjetër detyrë të rëndësishme ekipit të gjyqtarëve nga Kosova.

Visar Kastrati është deleguar si gjyqtar kryesor në ndeshjen e raundit të parë kualifikues të UEFA Europa League, ndërmjet CSKA Sofia dhe Derry City F.C.

Asistentët e tij do të jenë Granit Hyseni dhe Arbnor Bullatovci ndërsa Valon Bajgora si gjyqtar i katërt e Genc Nuza do të jetë në AVAR.

Ndeshja mes CSKA Sofia dhe Derry Cityt zhvillohet të enjten më 9 korrik.