Kamberi: Vizita e Presidentit Begaj dëshmon përkushtimin e Shqipërisë ndaj Luginës

Deputeti shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi, shprehet se vizita e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në Luginë përbën një moment të rëndësishëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës. “Kjo vizitë është një shprehje e përkushtimit institucional të Shqipërisë ndaj bashkëkombësve të saj, si dhe një mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen…

Lajme

08/07/2026 19:55

Deputeti shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi, shprehet se vizita e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në Luginë përbën një moment të rëndësishëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Kjo vizitë është një shprehje e përkushtimit institucional të Shqipërisë ndaj bashkëkombësve të saj, si dhe një mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit, të drejtave dhe zhvillimit të komunitetit shqiptar në këtë trevë”, shkruan Kamberi.

Postimi i plotë:

Vizita e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, SH.T Bajram Begaj, në Luginë përbën një moment të rëndësishëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Kjo vizitë është një shprehje e përkushtimit institucional të Shqipërisë ndaj bashkëkombësve të saj, si dhe një mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit, të drejtave dhe zhvillimit të komunitetit shqiptar në këtë trevë.
Faleminderit për vizitën, z. President!/Lajmi.net/