Silva Gunbardhi vjen me këngën “Fati”

Silva Gunbardhi është këngëtare mjaft e dashur për publikun.

ShowBiz

11/05/2018 22:46

Ajo është aktive me projekte të reja muzikore, të cilat fansat e saj i presin me padurim, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja sapo ka publikuar projektin e ri me titull “Fati”, këngë të cilën e solli vetëm në versionin audio.

Tekstin e këngës e ka shkruar bashkëshorti i saj, Dafi, kurse për muzikën është kujdesur Alsked Rrenja, ndërsa videoja është punuar nga MaxProductional.

Më poshtë mund ta dëgjoni “Fati”, nga Silva Gunbardhi. /Lajmi.net/

YouTube player