Siguria e Kosovës dhe rajonit – komandanti i KFOR-it flet me gjeneralin austriak

Komandanti i misionit KFOR-it, Enrico Barduani, ka pritur në takim drejtorin e Divizionit të Operacioneve, drejtorisë 1 të Forcave të Armatosura Austriake, Herbert Sailer. Shefi i KFOR-it në Kosovë e ka njoftuar mysafirin me grada të larta në ushtrinë austriake për situatën e sigurisë në Kosovë e rajon. “Gjeneral Barduani dha një pasqyrë të situatës…

Lajme

03/09/2025 22:54

Komandanti i misionit KFOR-it, Enrico Barduani, ka pritur në takim drejtorin e Divizionit të Operacioneve, drejtorisë 1 të Forcave të Armatosura Austriake, Herbert Sailer.

Shefi i KFOR-it në Kosovë e ka njoftuar mysafirin me grada të larta në ushtrinë austriake për situatën e sigurisë në Kosovë e rajon.

“Gjeneral Barduani dha një pasqyrë të situatës së sigurisë në Kosovë dhe në rajonin e gjerë, duke theksuar angazhimin e vendosur të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit dhe nxitjen e dialogut politik konstruktiv. Gjeneral Major Barduani gjithashtu i shprehu urimet e tij Gjeneral Sailer për kontributet e gjata të Austrisë në KFOR dhe në paqen dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

KFOR-i ripërsërit se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

“KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftimin e misionit të KFOR-it.