Sigal Prishtina dorëzohet pas vazhdimeve
Sigal Prishtina humbi në udhëtim te Levski Sofia me rezultat 91:87 në kuadër të Ligës Ballkanike në basketboll. Në një ndeshje jashtëzakonisht interesante, skuadra nga kryeqyteti u dorëzua vetëm pas vazhdimeve. Levski e filloi ndeshjen bindshëm më mirë dhe e mbylli çerekun e parë me rezultat 24:17. Mirëpo, Sigal Prishtina u kundërpërgjigj në të dytën…
Sport
Sigal Prishtina humbi në udhëtim te Levski Sofia me rezultat 91:87 në kuadër të Ligës Ballkanike në basketboll. Në një ndeshje jashtëzakonisht interesante, skuadra nga kryeqyteti u dorëzua vetëm pas vazhdimeve.
Levski e filloi ndeshjen bindshëm më mirë dhe e mbylli çerekun e parë me rezultat 24:17. Mirëpo, Sigal Prishtina u kundërpërgjigj në të dytën duke e mbyllur në disavantazh më të ngushtë, 43:39.
Çereku i tretë ishte totalisht i mysafirëve, që hynë në dhjetë minutëshin e fundit të takimit në epërsi 62:53. Mirëpo, në periudhën e fundit të lojës Levski nuk u dorëzua dhe siguroi vazhdimet duke i shpëtuar aksionit të fundit të Prishtinës, ku në rast të shënimit do të fitonte ndeshjen.
Rezultati ishte 77:77. Vazhdimet i takuan Levskit që e fitoi periudhën pesë minutëshe me rezultat 14:10 duke ia shkaktuar Prishtinës humbjen e tretë këtë edicion në Ligën Ballkanike.
Kendrick Jones ishte basketbollisti më i dalluar te Prishtina me 23 pikë, i ndihmuar nga Dardan Berisha me 19.