Si të zgjidhni shalqirin e duhur – Këshilla e fermerit
Ndryshe nga zakoni i baballarëve ta godasin me shuplakë, ka mënyra të tjera për të gjetur shalqirin e duhur.
Fun
Të gjithë e duan shalqirin! Por të zgjedhësh të duhurin me të vërtetë është e vështirë gjithmonë, shkruan lajmi.net.
Nganjëherë është pa shije, nganjëherë i papjekur, nganjëherë i këputur prej shumë kohësh. Kjo është mënyra se si të dalloni se një shalqi është i pjekur, i ëmbël dhe i freskët!

Kanë një pjesë të verdhë, e cila është pjesa në të cilën kanë qenë të mbështetur në tokë. Nëse vendi është i bardhë, atëherë shalqiri është i papjekur, nëse është e verdhë ose e verdhë në portokalli, atëherë është i duhuri.

Shikoni të ketë “rrjeta”. Këto shenja tregojnë se është prekur nga bletët gjatë polenizimit. Sa më shumë polen, aq më i ëmbël!

Dalloni gjininë e shalqirit. Shalqinjtë “djem” janë më të gjatë dhe të lëngshëm. Ata më të shkurtër janë “vajza” dhe më të ëmbël.

Kushtoni vëmendje madhësisë. Është mirë të përpiqeni të gjeni një madhësi mesatare. Dhe gjithashtu, pavarësisht madhësisë, shalqiri gjithmonë duhet të jetë më i rëndë sesa duket.

Shikojeni bishtin, një bisht i tharë do të thotë se shalqiri është i pjekur, kurse nëse është akoma i gjelbër, do të thotë se është vjelë shumë herët. /Lajmi.net/