Si të vizatosh një trëndafil të vërtetë?
Këtu keni skicimin e një trëndafili hap pas hapi...

Fun
Hapi 1.
Mënyra më e lehtë për të filluar skicën e një trendafili është të formohet një S e cila duhet të jetë e përdredhur në majë dhe në fund të saj, transmeton lajmi.net
Hapi 2.
Kur filloni të skiconi shkornjën jashtë petalet e lules, ju mund të shihni se si shkronja S fillon të merr formen e një lule burbuqe.
Hapi 3.
Vazhdoni të skiconi më shumë petale, por tani petalet janë më të mëdha dhe lulja fillon të merr pamje më plotë.
Hapi 4.
Duke filluar nga e djathta, fillon skicimi jashtë petaleve të trëndafilit. Forma e tyre duhet të jetë më e vogël nga forma e petaleve, aq sa një fletë e madhe të qëndrojë në qendër.
Hapi 5.
Tani trëndafili është skicuar i tëri. Ajo që duhet të bëhet tani, është ti skiconi gjethet, të cilët janë tre.
Hapi 6.
Pasi ta keni pastruar nga gabimet, ju mund të filloni të skiconi në qendër të trëndafilit dritë-hijen në qendër të trëndafilit.
Hapi 7.
Do të vazhdoni të skiconi dritë-hijen ndërkohë t’i shtoni detajet si dhe definimin nga jashtë. Vini re definimin rreth saj e cila është bazë për mbrojtje nga drita.
Hapi 8.
Vazhdoni hijëzimin në petalet e lules, e gjitha që duhet të bëni tani është të ndiqni me kujdes hapësirat e errëta dhe të hapura të trëndafilit. Vendose trëndafilin mbi udhëzim.
Hapi 9.
Hijëzo petalet deri sa të jenë të gjitha të hijëzuara. Do të ketë hapësira të mbrojtura nga drita dhe të tjera të ndriçuara.
Hapi 10.
Punoni në bazë, për ta mbrojtur gjethin nga drita dhe më pas kaloni në hapin e 11’të.
Hapi 11.
Do të filloni të shtoni dritë në trëndafil. Bëjeni lehtë duke fshirë deri sa të bëni pjesët më të hapura.
Hapi 12.
Zbutni edhe më tej pjesët e errësuara. Kur të përfundoni porcesin trëndafili juaj duhet të duket sikur në foton më lart. /Lajmi.net/