Si të largoni një herë e përjgithmonë sytë e lodhur me një truk të thjeshtë para gjumit

E vetmja zgjidhje ideale për sytë e lodhur, provoje çdo natë para se të flesh.

Lifestyle

14/11/2021 14:26

Rrathët e syve, sytë e fryrë e të lodhur nga kompjuteri janë një problemi më i zakonshëm i ditëve të sotme. Nëse ke qëndruar të paktën për 8-9 orë në punë, ulur në kompjuter apo laptop, në shtëpi, me siguri, i ndjen sytë të lodhur.

Një mënyrë efektive është një maskë qetësuese me përbërës të thjeshtë nga kuzhina.

Përbërësit:

Një kokërr patate

Një kastravec

Rende

Pambuk i pastër

1. Fillimisht, pastroji patatet nga lëkura dhe fillo t’i grish në rende. Një gjysmë patate është e mjaftueshme, por mund të grish edhe një të tërë.

2. Më pas, gri edhe kastravecin në të njëjtën mënyrë. Përzieji bashkë patatet dhe kastravecin e grirë. Shtrydhe masën dhe përpiqu të krijosh sa më shumë lëng nga të dy përbërësit.

3. Lëngu do të ketë një ngjyrë të gjelbër në të verdhë, e ngjashme me këtë që sheh në figurë. Përfito sa më shumë të mundesh.

4. Tani, merr një pambuk të pastër dhe fute në tasin me lëngun e përfituar.

5. Tani, maska e syve është gati. Mbaje për rreth 10 minuta dhe bëj një gjumë të qetë për të gjithë natën. /Lajmi.net/