Si të gjitha gjyshet e tjera; Ja ku e fsheh Mbretëresha Elisabeth kutinë e saj me çokollata për ta ruajtur nga…

Mund të jetë mbretëreshë, por ajo është përsëri gjyshe!

Fun

01/04/2021 15:59

Një dokumentar që do të shfaqet në datën 1 Prill 2021 për Mbretëreshën Elisabeth do të tregojë shumë për jetën e saj të përditshme, transmeton lajmi.net.

Sipas burimeve, dokumentari tregoi edhe për pretendimet që ajo është e detyruar të mbajë një kuti private me çokollata, në mënyrë që askush tjetër mos t’i hajë ato.

Duke folur për dokumentarin, India Hicks, vajza e Lady Pamela(pjesë e familjes mbretërore), ka thënë:

“Mua më pëlqen shumë fakti që mbretëresha mban kutinë e saj të çokollatave në vente gjithnjë me vete në mënyrë të tillë që asjë tjetër të mos ja marri”.

Tashmë ka spekulime nga fansat se nga kush Mbretëresha u detyrua të fshehë çokollatat, “ The Sun” raportoi se ishte për t’i mbajtur ato larg nga ndihmësit dhe stafi.

Lady Pamela është stërmbesa e Mbretëreshës Victoria dhe kushërirë e Princit Philip dhe shërbeu si mikpritëse e Zonja e Mbretëreshës në një event. /Lajmi.net/