Si të coptoni pemët dhe perimet në mënyrë të përkryer
Pemët dhe perimet duhet të konsumohen pothuajse çdo ditë për shkak të vlerave ushqyese që posedojnë. Në të shumtën e rasteve kërkohet mjeshtri që ato të coptohen dhe grihen në mënyrë të përkryer, andaj ne do u tregojmë disa mënyra se si ta bëni një gjë të tillë.

Lifestyle
Zgjidhni thikën e duhur
Kur thika me të cilën kemi vendosur të prejmë pemët tona nuk është e duhur atëherë është e kotë të tentojmë ta prejmë një frut ose perime, për shkak se ajo mund ta deformojë tërë formën e perimeve ose pemëve dhe të marrë shumë nga sasia e saj duke tentuar të heqim lëvoren ose ta pastrojmë atë.
Zgjidhni thika të cilat janë të gjata dhe me majë të mprehtë e të hollë sepse në këtë mënyrë do e përshkojmë tërë frutin duke mos humbur dhe dëmtuar asgjë nga ai.
Përdorni dërrasen për prerje
Dërrasa për prerje është e nevojshme që të përdoret në të gjitha rastet, sepse ajo mundëson prerjen dhe coptimin në një hapsirë të rrafshët dhe në të njejtën kohë këto veprime kryhen për një kohë më të shpejtë dhe në mënyrë të përkryer.
Preferohet që dërrasa të jetë më e madhe në mënyrë që të coptojmë disa lloje të pemëve dhe perimeve në të njejtë kohë dhe në sasi më të mëdha.
Krijoni forma të njëjta gjatë prerjes
Nëse dëshironi që të preni pemët dhe perimet tuaja në copa të vogla ose forma kubike atëherë ndani për gjysëm ato dhe bashkoni secilën pjesë të ndarë në mënyrë simetrike me qëllim që të fitohen copëza dhe forma të njëtrajtshme.
Mos i coptoni ato ndaras pasiqë nuk do keni rezultat të dëshiruar dhe do ju marrë shumë kohë për t\’i përfunduar.
Mos i shtypni shumë gjatë prerjes
Disa lloje të frutave dhe perimeve nuk lejojnë t\’i shtypim shumë gjatë prerjes, sepse ato fillojnë të shtrydhen dhe të humbin lëngun që kanë përbrenda, andaj coptojini ato lehtë dhe lejoni që thika të kryejë punën më të madhe duke mos tentuar që t\’i dëmtojmë dhe shtrydhim ato me duart tona.