Si ta dini që jeni përfekt për njëri-tjetrin?

Njerëzit të cilët thonë fjalë më të fuqishme, më të bukura, më të ndjeshme – kanë më shumë mundësi që të jenë së bashku përgjithmonë. Hulumtimet në Universitetin e Teksas’it ranë në përfundim se fjalët janë ato që e bëjnë lidhjen më të qëndrueshme – fjalët e bukura jo ato banale. Kështu që ata kishin…

Lifestyle

06/03/2014 22:07

Njerëzit të cilët thonë fjalë më të fuqishme, më të bukura, më të ndjeshme – kanë më shumë mundësi që të jenë së bashku përgjithmonë.

Hulumtimet në Universitetin e Teksas’it ranë në përfundim se fjalët janë ato që e bëjnë lidhjen më të qëndrueshme – fjalët e bukura jo ato banale.

Kështu që ata kishin kryer dy studime në stilin e përputhjes së fjalëve. Ata u fokusuan në atë se çfarë fjalë i përmbledhin çiftet në bisedat e tyre në të folur apo në të shkruar.

Në studimin e parë studiuesit analizuan disa lidhje të 40 burrave dhe 40 grave. Çuditërisht, njerëzit që kanë përdorur fjalë të njëjta në shprehje kishin më shumë gjasa që të jenë sëbashku edhe më gjatë.

Në studimin e dytë, hulumtuesit analizuan bisedat e çastit në mës 86 çifteve, dukë shikuar përsëri në mënyrën e të folurit. Ata u pyetën për kënaqësinë që e përjetuan në takimin e parë dhe kontrolluan pas tre muajve për të parë nëse çifti ishte ende në lidhje.

Mbajeni këtë në mend: Ata të cilët përdorën fjalët më të ngjashme gjatë bisedës ishin në lidhje ende edhe pas tre muajve.

Pra, krejt varet tek përshtatja në bisedë dhe ai ose ajo do të jetë përfekt për ty nëse përshtateni.