Si ndikon shoqëria në shëndetin mendor të personave LGBTI? Tregon Skeja

Emisioni Dokumentar “Pasojë” këtë javë sjell në spikamë problemet dhe sfidat me të cilat përballet komuniteti LGBTI në Kosovë, duke shtjelluar aspektin përmbajtësor, psiko-social, institucional, lajmi.net nëpërmjet këtij dokumentari synon të hedh dritë mbi (mos)heshtjen e këtij grupi shoqëror, të margjinalizuar, por të padorëzuar.

Lajme

05/07/2022 21:11

Bind Skeja nga “Linja e Jetës” ka thënë se personat e komunitetit LGBTi përballen me shumë sfida, gjë që iu ndikon në shëndetin mendor të tyre, shkruan lajmi.net.

Ai thotë se mospranimi i shoqërisë, dehumanizimi i tyre si individë, fshehja e identitetit prej familjarëve, bullizimi i vazhdueshëm janë disa indikatorë që dëmtojnë shëndetin e personave të komunitetit LGBTI.

“Sidoqoftë sa i përket kështu vetëm me fol për komunitetin si identitet gjeneral jo specifikisht për thirrëset tanë ballafaqohen njëri prej problemeve kryesore që ballafaqohen është ky mospranimi i shoqërisë, edhe gjithçka që pason më pas bashkë me të që kupton dehumanizimi i tyre si individ, fshehja e ndjenjave që i kanë, fshehja e identiteti prej familjarëve, edhe më pas bullizimi i vazhdueshëm që munden ta kenë në rrjete sociale apo në hapësira të tjera publike, shumë prej tyre munden me qenë edhe në frikë se munden të dëmtohen ose munden vra domethënë prej dikujt varësisht në çfarë hapësire jetojmë, edhe e gjitha kjo duhet t’i qojmë që mi pas mendime më të larta të vetëvrasjes se sa një pjesë e madhe e popullatës. Domethënë prej krejt grupeve qofshin me grupmosha ose me grupe të margjinalizuara komuniteti LGBT e ka numrin më të lartë të vetëvrasjeve në botë, edhe kjo luan varësisht nga ku e sheh. Në Kosovë nuk kemi statistika, për shembull në Alaskë është numri tmerrësisht i madh në krahasim me vendet e tjera të botës, njëjte edhe në vendet e tjera të Amerikës varësisht nga shteti ku shtypja është më e lartë atëherë rritet edhe numri i vetëvrasjeve. Tash si shembull në Kaliforni është duke u hapur duke u diskutuar për këtë ligjin Don’t Say Gay të cilët kanë paralajmëruar ekspertët që ka me dërguar në rritje të vetëvrasjes dhe veçanërisht në shtetin e Kalifornisë vetëm për shkak se i ndalon në shkolla të diskutohen në shkolla terminologjitë që munden të ndërlidhen me komunitetin LGBT. Pra, aq më shumë që shtypet komuniteti aq më shumë rrezikohet shëndeti i tyre mendor, aq më shumë krijohet ajo ndjenja e pafuqisë që mundet me dërgu në vetëvrasje”, thotë Skeja.

Skeja gjithashtu ka vënë në theks faktin se si ndikon shoqëria në shëndetin mendor të personave të komunitetit LGBTI.

”Domethënë problemi është instrukturalisht jemi të komprimetum për shkak se ne prej një moshe shumë të vogël jemi mësuar të themi fjalë degraduese prej vetë familjeve tona, seksizmat për shembull ashtu gruaja është për kuzhinë e kësi gjërash domethënë mësohen brenda familjes. Njëjtë mësohen edhe komentet për komunitetin LGBT që janë jashtëzakonisht degraduese. Edhe individëve këto mundem me iu duk normale për shkak se janë mësuar brenda strukturave që këto janë normale domethënë ai normaliteti i jonë edhe ne me atë po vazhdojmë edhe personat të tipit tjerë nuk ekzistojnë. Edhe një koment kështu që gjuhet mundet në dikë me ndiku patjetër që nuk është ende out që nuk ka dalë haptas që i përket komunitetit, për shkak të pasigurisë nuk është i sigurt si mundet me u pranu nga shoqëria, e komentet e tilla vetëm munden me e mbajt edhe më gjatë të fshehur, më gjatë mundem me e mbajt brenda kornizave, edhe mundet të ndikojë relativisht në shëndetin e tyre mendor sepse e sheh domethënë që nuk ka vend për të në këtë shoqëri. Domethënë shoqëria si është e strukturuar nuk ka hapësirë domethënë këto tiparet e komunitetit LGBT ato janë për tu bërë shaka me të e jo për të integru në shoqërinë kosovare, që është shumë problematike, e që është në nivelin e që the të pavetëdijshëm që the mundemi ta themi vetëm ndonjë shaka pa dashur pa qëllim t’i dëmtojnë por shumë shpesh me kalimin e kohës hyjnë drejtë në vetëdije, edhe fillojnë njerëzit me bo komente sidomos në rrjetet sociale, shumë ka fyrje të komunitetit ka edhe kështu që gjuhen si ofendime shlir edhe nuk ka përgjigje në pjesën e individëve edhe pse gjuha e urrejtjes është e ndaluar me ligj të Kosovës nuk kam parë ndonjë rast dikush është çuar dhe e ka ofenduar dikënd në baza të orientimit seksual më pas e ka pasur ndonjë dënim ose diçka”, potencon ai. /Lajmi.net/