Si mund t’ua shpëtojë jetën meshkujve ky testim përmes pompave

23:12 | 21 Shkurt 2019

Numri i pompave që është në gjendje t’i bëjë një mashkull tregon shumë për gjendjen e zemrës së tij.

Nëse ju mendoni se pompat iu ndihmojnë vetëm të djersiteni, atëherë ju keni një përceptim të gabuar për këtë formë ushtrimi, transmeton lajmi.net.

Përveçse në përgjithësi është mirë për shëndetin dhe përshtatshmërinë tuaj, një test i thjeshtë mund të shpëtojë jetën tuaj.

Kjo, ngase numri i tyretregon shumë për gjendjen e shëndetit të zemrës së një mashkulli.

Pra, sa pompa mendoni që mund të bëni në një përpjekje? Sidoqoftë, ajo që ju duhet të synoni është 40 pompa.

Sipas hulumtimeve të reja, meshkujt që mund të bëjnë më shumë se 40 pompa kanë një rrezik 96 për qind më të ulët të sëmundjeve të zemrës sesa ata që kanë vështirësi t’i bëjnë 10. /Lajmi.net/