Si mund të dalloni se nëse sheqeri pluhur ka shkumës në përmbajtje?
Një nga substancat më të përdorura për falsifikimin e ushqimeve është pluhuri i shkumësit.
Lifestyle
Manipulimet në industrinë ushqimore po bëhen gjithnjë e më të frikshme në ditët e sotme, shkruan “AgroWeb”.
Në shumë vende, konsumatorët përballen me produkte të falsifikuara që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre, tranmseton lajmi.net.
Ngjyruesit e ndryshëm janë tashmë një realitet i frikshëm, pavarësisht dëmit që ato shkaktojnë në shëndet.
Një nga substancat më të përdorura për falsifikimin e ushqimeve është pluhuri i shkumësit.
Ai përdoret për falsifikimin e miellit, kripës dhe sheqerit, ndërkohë që pluhuri i kuq i tullës përdoret për specat djegës pluhur.
Falsifikimi i ushqimeve me pluhura të tillë të rrezikshëm, mund të shkaktojë në rastin më të zakonshëm helmim në gjak dhe në rastin më të keq sëmundje nga më kroniket apo raste fatale.
Si Të Dalloni Nëse Ushqimet E Blera Janë Të Falsifikuara
Kripa dhe sheqeri janë dy nga produktet e përdorimit të përditshëm të cilat në shikim të parë duken të pamanipuluara.
Megjithatë, sipas të dhënave të AgroWeb.org, të shumta janë rastet kur ato dhe shumë produkte të tjera janë zbuluar të jenë përzier me shkumës pluhur ose substanca të tjera falso.
Kripa
Merrni një lugë gjelle ose çaji me kripë dhe hidheni në një gotë me ujë.
Përziejeni për disa minuta.
Nëse tretësira bëhet e bardhë ndërkohë që grimca të vogla bien në fund të gotës, atëherë kripa ka në përmbajtjen e saj shkumës pluhur.
Nëse tretësira është e qartë dhe e pastër, atëherë është kripë e pastër.
Sheqeri
Nëse hidhni një lugë gjelle sheqer në një gotë të mbushur me ujë, ai do të fundoset plotësisht.
Nëse sheqeri është i përzier me shkumës pluhur, grimcat e shkumësit do të dalin në sipërfaqe.
AgroWeb.org ju këshillon ndër të tjera të lexoni me kujdes etiketat e çdo produkti pasi ngjyruesit dhe ëmbëlsuesit shtesë janë shumë të dëmshëm.
Mbi të gjitha mundohuni të reduktoni sheqerin e kripën pasi gjithsesi dëmtojnë organizmin. /Lajmi.net/