Si ia shpëtoi jetën “ora e mençur” këtij personi

Një person 48 vjeçar pretendon se ora e tij “Apple” ja ka shpëtuar jetën, pasi që ajo e diagnostifikoi me një defekt në zemër.

Auto & Tek

17/07/2019 16:37

Paul Hutton, 48 vjeç, zbuloi se kishte një defekt në zemër në nëntor të vitit të kaluar, pasi që ora e paralajmëroi se zemra e tij po rrihte më ngadalë se që duhet.

Kur ai shkoi për të takur një mjek, doli se me të vërtet zemra e tij rrinte ngadalë – 40 rrahje në minuta, 60 është normale, raporton “Daily Mail”.

Mir.Huttoin krey një operacion muajin e kaluar për të përmirësuar rrahjet e zemrës. Tifozi i sportit kriket tani është shëruar plotësisht, transmeton lajmi.net.

Ai tregoi historinë me orën ku tha se “isha duke qëndruar një ditë në dhomë, dhe po ndjehja mirë, dhe pa pritur morra një paralajmërim nga ora që mbaj në dorë që pulsi im kishtë rënë nën normalen, në 10 minutat e fundit. Bëra një seri testesh dhe doli që me të vërtet kisha një problem. Nëse nuk do të kisha orën unë nuk do të vëreja ndonjë ndryshim, me këtë zemra ime vetëm do të ishte dobësuar dhe do të përjetoja ndonjë infarkt, por fal orës unë sot kam kaluar problemin dhe jam mirë – tha Mr. Hutton. /Lajmi.net/