Si është situata ndërmjet Hasit dhe Mitroviçit?
Lojtari i Serbisë i cili e preku i pari flamurin Kombëtar të Shqipërisë, ka thënë se raportet e tij me trajnerin e Anderlechtit, Besnik Hasi janë shumë normale.
Sport
Mitroviç ka thënë se raportet e tij me trajnerin Besnik Hasi janë shumë normale te skuadra e Anderlechtit, duke shtuar se ata ende nuk kanë biseduar për temën e Beogradit.
“Unë u përshëndeta me Besnik Hasin pas rikthimit te skuadra ime. Ne nuk kemi biseduar rreth asaj që ka ndodhur në ndeshjen Serbi-Shqipëri”, tha Mitroviç.
“Unë dhe ai nuk do të fillojmë të flasim për këtë temë. Gjendja këtu është shumë normale”, përfundoi serbi.