Si duhet t’i pastroni brushat e grimit sipas dermatologëve?

Një brushë të cilën e përdorni për të vënë grimin mund të ketë brenda edhe produktin që keni vënë javën e kaluar ose edhe më gjatë kohë, e kjo gjë bënë që pas një kohe të caktuar fytyra të ketë probleme.

Lifestyle

13/04/2019 12:00

Për këtë arsye një nga ato hapat e zakonshëm dhe shumë të rëndësishëm që shumë prej nesh e kanë të vështirë për ta bërë, është pastrimi i furçave dhe produkteve të tualetit, transmeton Klan Kosova.

Pluhuri apo dhe një produkt i përdorur disa herë me të njëjtën furçë mund të shkaktojë probleme në fytyrën tuaj, nga sfungjerët deri tek furçat, madje edhe kur ato nuk janë në përdorim, duhet të pastrohen gjithmonë.

Mënyra më e mirë për të hequr bakteret dhe për t’i bërë ato si të reja është që ti lani me shampon tuaj të fytyrës sipas dermatologëve.