Si duhet të ruani veten nga bakteret që kanë kanoçet?

Ndikimi i pijeve të kanoçes në shëndetin e njeriut.

Fun

07/02/2020 09:25

Sigurisht keni njohuri rreth kanoçeve të pijeve që ne pjesën e jashtme ato kanë baktere të shumta.

Keni lexuar dhe nga ato historitë si vdekja nga leptospiroza e pjesëtarëve të një familjeje të cilët vdiqën  menjëherë pasi konsumuan pije me kanoçe, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.

Duhet të tregoheni më të kujdesshëm duke fshirë pjesën e kënaçes ku pini, ato kalojnë disa ditë në raftet e supermarketit mund të grumbullojnë  pluhur, kështu që pastrimi i tyre para se të pini është një ide e mirë.

Sidoqoftë, para se të hapni një kanoçe, merrni parasysh këshillat e mëposhtme:

Pastroni kanoçen sepse nuk e dini me siguri nëse ishte ruajtur në mënyrën e duhur. Sigurohuni që kanoçja është në gjendje të mirë: nuk duhet të jetë i ndryshkur, i fryrë ose i dëmtuar.

Nëse pjesa me ngjyrë gri e kënaçes është e fryrë, mund të jetë një shenjë e ndotjes për shkak të një sterilizimi të pahijshëm.

Në këtë rast metali oksidohet, dhe ky oksid përzihet me lëngun. Është më mirë të mos përdorni kanoçe të dëmtuara.

Mbani mend se duke qenë se nuk e dini se si dhe ku mund të ruhet, mund të jetë më mirë ta pastroni para se të pini nga çdo kanoçe, ashtu si çdo shishe apo enë tjetër që bie në kontakt me gojën tuaj. /Lajmi.net/