Si bëhet ndryshimi i amendamenteve kushtetuse që i propozoi Osmani-Haxhiut, flet Baraliu

Presidentja e vendit, ka proceduar në Kuvendin e Kosovës amendamentet për zgjedhje të drejtpërdrejta për president. Kjo është bërë e ditur nga vetë Osmani përmes një postimi në rrjetin social në Facebook. Ajo i ka ftuar të gjitha partitë politike që të votojnë këto amendamente kushtetuese. E pak minuta më parë ishte kryetarja e Kuvendit,…

Lajme

05/03/2026 17:26

Presidentja e vendit, ka proceduar në Kuvendin e Kosovës amendamentet për zgjedhje të drejtpërdrejta për president.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Osmani përmes një postimi në rrjetin social në Facebook. Ajo i ka ftuar të gjitha partitë politike që të votojnë këto amendamente kushtetuese.

E pak minuta më parë ishte kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu e cila ka thënë se i bashkohet thirrjes së Presidentes për votimin e këtyre amendamenteve.

Por si bëhet ndryshimi i amandamentave kushtetuese?

Lidhur me këtë, Indeksonline ka kontaktuar Mazllum Baraliun si njohës të çështjeve juridike.

Ai në një prononcim thotë se duhët të bëhet patjetër votimi i ndryshim/plotësimeve të shumicës së shumicës, të 120-të deputetëve pra 80 dhe të shumicës së pakicave.

‘’Duhët të bëhet patjetër votimi i ndryshim/plotësimeve të shumicës së shumicës, të 120-të deputetëve pra 80 dhe të shumicës së pakicave që përfshinë edhe komunitetin serb dhe komunitet tjera jo shqiptare. Pra 20 vende që ata i kanë të rezervuara, pra 10 komuniteti serb dhe 10 komunitetet tjera duhet të jenë 2/3 e tyre, pra duhet të jenë 2/3 e 20 deputetëve.Nëse ata votojnë atëherë ndryshimet kanë valitited’’ thotë Baraliu.

Sipas Kushtetutës, presidenti i Kosovës zgjidhet nga Kuvendi përmes votimit të fshehtë të deputetëve.

Thirrja e Osmanit vjen pasi partitë politike nuk arritën marrëveshje për një president konsensual dhe Osmani nuk gjeti mbështetjen e tyre për një mandat të dytë.