Shumë skuadra evropiane të alarmuara për Agueron, edhe Interi në mesin e tyre

Kun Aguero është bërë objektiv për sulmin e shumë skuadrave nga Evropa.

Sport

02/05/2021 11:26

Kun Aguero është bërë objektivi i shumë skuadrave evropiane.

Megjithëse Barcelona duket se është në pole position për të marrë argjentinasin, sipas “Tuttomercatoweb”, tani edhe Interi është i interesuar për shërbimet e tij.

Kontrata e Agueros do të skadojë në verë dhe kjo do të thotë që do të mund të transferohej me parametra zero.

Por, “Nerazzurrët” do të duhej të mposhtnin konkurrencën e Leeds, Chelsea, Barcelonës dhe së fundmi, Evertonit.

Aguero nuk ka dhënë sinjale se do të rinovojë kontratën dhe me gjasë gjatë verës do të gjejë një klub tjetër./Lajmi.net/