Shumë derbi në 1/8-ën e finales se Kupës së Kosovës

Shorti i Kupës së Kosovës në futboll për edicionin 2025/26 u hodh sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, duke zbuluar çiftet e 1/8 së finales që premtojnë përballje interesante dhe dramatike. Në këtë fazë, ekipet më të forta do të sfidojnë njëra-tjetrën, ndërsa ndeshjet pritet të jenë plot emocione. Çiftet e shortit…

Sport

10/12/2025 12:22

Shorti i Kupës së Kosovës në futboll për edicionin 2025/26 u hodh sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, duke zbuluar çiftet e 1/8 së finales që premtojnë përballje interesante dhe dramatike.

Në këtë fazë, ekipet më të forta do të sfidojnë njëra-tjetrën, ndërsa ndeshjet pritet të jenë plot emocione. Çiftet e shortit janë: Prishtina përballet me Ballkanin, Gjilani do të luajë kundër Lirisë, Feronikeli 74’ do të ketë përballë Dinamon, Drenica sfidon Ferizajn, Dukagjini përballet me Prishtinën e Re, Drita do të luajë kundër Llapit, Vushtrria do të ndeshet me Vëllaznimin, dhe Trepça 89 pret Malishevën.