Shukri Buja: Tregu i gjelbër po rikthehet – aty ku ka qenë gjithmonë, në zemër të Lipjanit
Kandidati i PDK-së për Lipjanin, Shukri Buja, është zotuar për rikthimin e tregut të gjelbër në Lipjan, i cili do t’u shërbejë çdo ditë qytetarëve. “Afër shtëpive të tyre, me produkte të freskëta, të shëndetshme dhe të sigurta”, ka shkruar ai. “Ky projekt nuk është thjesht ndërtim tregu, por rikthim i identitetit të qytetit 🏛️…

Lajme
Kandidati i PDK-së për Lipjanin, Shukri Buja, është zotuar për rikthimin e tregut të gjelbër në Lipjan, i cili do t’u shërbejë çdo ditë qytetarëve.
“Afër shtëpive të tyre, me produkte të freskëta, të shëndetshme dhe të sigurta”, ka shkruar ai.
“Ky projekt nuk është thjesht ndërtim tregu, por rikthim i identitetit të qytetit 🏛️ dhe mbështetje për fermerët dhe prodhuesit lokalë. Do të krijojmë një hapësirë sociale, edukative, rekreative dhe kulturore – një qendër komunitare, jo vetëm një vend tregtie. Brenda projektit, do të ndërtojmë edhe parkingje nëntokësore me kapacitet 110 automjetesh 🚗 – për të lehtësuar qarkullimin dhe për të liruar hapësirat publike”, është shprehur Buja.
Gjithashtu Buja shton, “do të krijojmë vende pune, do të rrisim cilësinë e jetës dhe do të sjellim më shumë gjallëri në zemrën e Lipjanit”.
Postimi i tij i plotë:
Tregu i gjelbër 🌿 po rikthehet – aty ku ka qenë gjithmonë, në zemër të Lipjanit.
Por jo si më parë – jo i improvizuar, jo pa kushte.
Por si një hapësirë moderne, funksionale dhe dinjitoze.
Një treg që do t’u shërbejë çdo ditë qytetarëve, afër shtëpive të tyre, me produkte të freskëta, të shëndetshme dhe të sigurta.
Ky projekt nuk është thjesht ndërtim tregu, por rikthim i identitetit të qytetit 🏛️ dhe mbështetje për fermerët dhe prodhuesit lokalë.
Do të krijojmë një hapësirë sociale, edukative, rekreative dhe kulturore – një qendër komunitare, jo vetëm një vend tregtie.
Brenda projektit, do të ndërtojmë edhe parkingje nëntokësore me kapacitet 110 automjetesh 🚗 – për të lehtësuar qarkullimin dhe për të liruar hapësirat publike.
Do të krijojmë vende pune, do të rrisim cilësinë e jetës dhe do të sjellim më shumë gjallëri në zemrën e Lipjanit.
Ky është vizioni ynë për Lipjanin – një qytet që ruan shpirtin e tij, respekton qytetarët dhe ecën përpara me plan, vullnet dhe punë.
Lipjani meriton më shumë. Dhe këtë, do ta ndërtojmë bashkë 🤝
#ShukriBuja #191 #Lipjani #PDK #MaMirëPërLipjanin