Shukri Buja takon gratë e Janjevës, zotohet për ndryshim dhe zhvillim

Kandidati i PDK për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, së bashku me kandidatët për Kuvendin Komunal, Majlinda Lalinovci Ramadani dhe Vilson Gashi, ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat e Janjevës. Në këtë takim, u diskutua hapur për sfidat e përditshme me të cilat përballen gratë e këtij lokaliteti, si dhe për…

Lajme

03/09/2025 22:12

Kandidati i PDK për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, së bashku me kandidatët për Kuvendin Komunal, Majlinda Lalinovci Ramadani dhe Vilson Gashi, ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat e Janjevës.

Në këtë takim, u diskutua hapur për sfidat e përditshme me të cilat përballen gratë e këtij lokaliteti, si dhe për mundësitë që komuna duhet t’u ofrojë për të rritur mirëqenien dhe zhvillimin e tyre.

Buja tha se mbështetja e fuqishme që ekipi i tij po merr në terren është një motivim shtesë për ta sjellë ndryshimin që, sipas tij, Janjeva dhe Lipjani e meritojnë.

“Bashkë diskutuam hapur për sfidat që ato përballen çdo ditë, si dhe për mundësitë që Komuna duhet t’u ofrojë për rritjen e mirëqenies dhe zhvillimin e tyre. Nga ky takim u konfirmua mbështetja e fuqishme për ekipin tonë dhe për vizionin tim politik, një mbështetje që na motivon edhe më shumë për ta sjellë ndryshimin që Janjeva dhe Lipjani e meritojnë”, ka thënë Buja.